Parlament, Luçiano Boçi hedh ligjin e arsimit te larte
  • 5 years ago
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka bërë thirrje mazhorancës në Parlament që të anulojë ligjin për arsimin e lartë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi bëri me dije qëndrimin e Partisë Demokratike sa i përket protestës së studentëve, duke u shprehur se duhet një ligj i ri që u përshtatet studentëve.

Deputeti i opozitës akuzoi qeverinë, për të cilën tha se studentët janë ngritur kundër sistemit të qeverisjes.

"Janë ngritur kundër sistemit të oligarkisë. Dëgjojini me vëmendjen. Ne jemi për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga këtu nis e keqja, ne jemi për zëvendësimin e ligjit që i përshtatet studentëve. Ky është qëndrimi jonë. Nuk mund të vazhdohet, qytetarët janë kundër kësaj qeverie, kundër këtij Kryeminsitri sharlatan, kundër këtij Parlamenti kukull. Bëj thirrje që së bashku të abrogojmë ligjin e arsimit të lartë", u shpreh deputeti i PD Luçiano Boçi.

Në shenjë revolte, deputeti Boçi hodhi drejt Kryeministrit Rama ligjin e arsimit të lartë.
Recommended