Ora News – Pedagogët e Histori-Filologjisë në grevë të hënën: Anulo ligjin e arsimit të lartë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë do të hyjnë në grevë ditën e hënë, duke përshkallëzuar qëndrimin e tyre.

Mark Marku: Një grevë paralajmëruese një ditore të pedagogëve ditën e hënë, ndërkohë që do ti bëjmë një kërkesë të gjithë Asambleve për një takim të përbashkët për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Vendimi u mor në unanimitet në mbështetje të studentëve protestues, ndërsa kërkesa që do ti adresohet Ministrisë së Arsimit do të jetë rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë.

Sipas pedagogëve, ai cënon autonominë e Universiteteve.

"Po nuk reaguam si stafe akademike, patjetër dhe studentët që i mbështesin, nuk ka më autonomi dhe liri akademike në rang të Universitetit publik".

Ndërkohë studentët vijuan edhe ditën e premte bojkotin e mësimit.

"Unë e konsideroj çështje durimi, kush ka më shumë durim ne apo Kryeministri. Kjo që po bëjmë tani na favorizon sepse ne jemi brenda në Fakultet dhe nuk kemi pse dorëzohemi".

"Studentët e duan mësimin por nuk mund të vazhdosh të bësh mësim në një situatë të tillë".

Të tjerë u paraqitën për të zhvilluar mësim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pedagoget-e-histori-filologjise-paralajmerojne-proteste-te-henen
Recommended