Ora News - Studentët duke protestuar sot tek Ministria e Arsimit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot shënohet plot një javë rezistencë e studentëve. Një grup studentësh janë vendosur tek ministria e Arsimit dhe po valëvisin fletë të bardha në duar.

Ndërkohë një grup tjetër ndodhen para kryeministrisë.

Studentët nuk pranojnë të quhen të përçarë meqë janë vendosur para dy institucioneve.

"Pse duhet te kete bashkim, kur jemi te ndare ne dy pika. Kryefjala, 8 pia, dy sheshe, 1 kauze, jemi per nje kauzë të përbashkët" tha një student.

Ata vijojnë të nënvizojnë se protesta e tyre është apolitike.

Ora News vijon transmetimet live dhe ta ndjeke hap pas hapi protesten e studenteve ashtu siç ka bërë këto ditë.

Kryeministri Rama sërish përmes një postimi në facebook i fton të flasin por studentët i kërkojnë më parë të firmosi VKM-të

Studentët thërrasin: Rezistenca nuk ndalet!

Ora 11: 29 Studentët hedhin vezë drejt ministrisë së Arsimit. Raportojne gazetaret e Ora News.

Ora 11: 18: Rama mbledh qeverine


Gazetari i Ora News, Everest Dedaj, informojnë se Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-jave-rezistence-para-mas-studentet-sot-proteste-te-heshtur-me-libra-e-flete-te-bardha

Recommended