RTV Ora - Karta e studentit, Ministria e Arsimit përgatit projektvendimin

  • 5 years ago
#rtvora
Tre muaj pas përfundimit të protestës, Ministria e Arsimit ka hartuar rregullat për kartën e studentit.

Në projektvendimin, i cili është ende në fazën e konsultimit, përcaktohen 15 fusha ku të rinjtë do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.

Ndër to Ministria e Arsimit rendit transportin, çështjet sociale apo edhe aktivitetet kulturore. Për saktësimin e tarifave do të jenë bashkitë që do të realizojnë marrëveshje me kompanitë private por edhe institucionet.

Në konsultim me MAS, edhe subjektet që ofrojnë shërbime që prekin studentët do të përfshihen në këtë kartë. Bisedimet për tarifa të reduktuara në këtë rast do të realizohen prej Ministrisë së Arsimit.

Prodhimi i kartës së studentit parashikohet të kryhet prej bashkive ose nga MAS.

Është pikërisht kjo e fundit që do të përballojë të gjitha shpenzimet.

Pas marrjes së mendimeve, drafti do të kalojë për votim në qeveri e më pas në seancën parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karta-e-studentit-ministria-e-arsimit-pergatit-projektvendimin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended