Rama çon njësinë antikorrupsion për kontroll te Ministria e Arsimit

  • 7 years ago
Njësia Anti-korrupsion e Kryeministrisë me urdhër të Ramës ka nisur një kontroll të imtësishëm në Ministrinë e Arsimit, të drejtuar nga teknikja e PD, Mirala Karabina.

Në qendër të kontrollit nga Njësia Anti-korrupsion e Kryeministrisë kanë qenë të gjitha lëvizjet, emërimet dhe shkarkimet nga kjo ministri.

Rama: Hetim emërimeve e shkarkimeve
Burime për Report TV bëjnë me dije se grupi i anti-korrupsionit është ngritur nga njësia e posaçme pranë Kryeministrisë, me urdhër të vetë kryeministrit.

?Të ushtrohet kontroll administrativ dhe ligjor në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit lidhur me zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore? thuhet në urdhrin Ramës për Njësinë e Anti-korrupsionit në Kryeministri.

Recommended