Një grup studentësh të drejtuar nga të rinjtë demokratë protestë te Ministria e Arsimit
  • 5 years ago
TIRANE-Një grup studentësh mesditën e sotme u rikthyen në protestë pas mbi tre muajsh. Në tubimin para Ministrisë së Arsimit protesta drejtohej nga Dorian Beqiri, anëtar i FRPD-së, ndërsa të pranishëm ishin rreth 100 studentë.

Ata shprehen se në protestë janë ngritur pasi nuk janë zbatuar të gjitha pikat e paktit për universitetin. Kërkesa e tyre janë pesë; rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë, arsim cilësor, programe bashkëkohore, rritje të peshës së përfaqësimit dhe autonomi reale.

Por edhe pse ishin shumë herë më pak se protesta jo politike e dhjetorit të 2018, studentët që sot dolën në protestë nuk ishin në një qëndrim për kërkesat, pasi kishin lista të ndryshme.

Protesta u zhvillua para Ministrisë së Arsimit për rreth 60 minuta ku u shënuan disa incidente, pasi studentët hodhën tymuese, gurë, kapsolla dhe flakadanë drejt godinës së ministrisë së Arsimit, dogjën disa letra që sipas tyre simbolizojnë premtimet e pambajtura dhe në fund thyen xhamat e godinës.
Recommended