Basha me të rinjtë në Shkodër: Akti i parë i PD-së në pushtet, anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me një grup studentësh në Shkodër ka bërë premtimin se vendimi i parë që qeveria e tij do të ndërmarrë sapo të vijë në pushtet ëshë anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Premtimi i Bashës erdhi mbas pyetjes së gjimnazistes, Ledja Ashta lidhur mbi qëndrimin e PD-së me Arsimin e Lartë.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se: Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë. Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.

Më tej, Basha ka treguar se PD-ja do të ngrejë një grup pune për hartimin e një ligji të standardeve europiane. Sipas tij, në grup do të jenë deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike.

Kryedemokrati gjithashtu ka treguar edhe mënyrën se si do të investohet në ndihmë të studentëve dhe të universiteteve.
Recommended