Disa pedagogë te PD ultimatum qeverisë: Afat deri në 1 shkurt për ndryshimin e ligjit të Arsimit
  • 5 years ago
Disa pedagogë të Universitetit të Tiranës i kanë vendosur një ultimatum një javor qeverisë për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë ose në të kundërt ata do bojkojnë mësimin. Asambleja e Pedagogëve, e udhëhequr nga pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe atij të Histori Filologjisë si Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka dhe Arlind Qori, dy të parët aktivistë të PD dhe të dytët përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin, parashtruan pesë kërkesa drejtuar qeverisë me kryefjalë ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Afati i vendosur nga pedagogët për qeverinë është data 1 shkurt. Në të kundërt ata paralajmëruan bojkotimin e procesit mësimor.

Nga ana tjetër, pedagogët shprehën mbështetje edhe për protestën e studentëve, ndonëse ata tashmë i janë rikthyer mësimit, përveç një grupi të vogël te Juridiku të cilët vijojnë të mbajnë të bllokuar auditoret dhe për rrjedhojë nuk zhvillohet as procesi mësimor.

Kërkesat e pedagogëve:

1.Mbështetje të protestës së studentëve

2.Shprehjen kundër Ligjit për Arsimin e lartë

3.Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor

4.Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin publik

5.Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve
Recommended