PD e LSI kundër projektit të PS/ Letra që kundërshton propozimet për ndryshimin e ligjit zgjedho
  • 3 years ago
Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik, krahas kërkesës për përfshirjen e ODIHR në amendimet e Kodit Zgjedhor, ia argumentuan përmes një letre kundërshtitë ndaj propozimeve të Damian Gjiknurit.


Në këtë letër që disponohet nga Top Channel thuhet:

?Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm , është i pa pranueshëm për opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm katër muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor?

Amendamentet e kodit zgjedhor propozuar nga socialistët përcaktojnë 10 ndryshime. Për listat e kandidatëve socialistët propozojnë të jenë të hapura 100 % dhe se kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.

Por vota preferenciale ndryshon renditjen e listës. Ky propozim është komentuar nga opozita si një hile e madhe pasi në fletën e votimit votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët për deputetë, që janë të renditur në fletën e votimit sipas preferencës së kryetarit të partisë.

Pasi të mbyllet procesi i votimit, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.
Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Sipas kësaj formule deputetët do të zgjidhjen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe kështu do të përfitojnë ata që janë të parët në listë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#PS#TopChannel
Recommended