Kosova në Arbitrazh/ Beteja e kompanive me qeverinë, Avokati i shtetit kërkon ndryshimin e ligjit

  • 3 years ago
Për shkak të mosbesimit dhe procedurave të gjata, kompanitë kanë vendosur që ti tërheqin lëndët nga gjykatat vendëse dhe të njëjtat ti dërgojnë në arbitrazhin ndërkombëtar.


Deri më tani këtë veprim e kanë ndërmarrë gjashtë kompani, kryesisht vendore.

Por, për ta parandaluar gjithë këtë, Avokati i Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë ndryshimin e Ligjit për Investimet e Huaja, për t?ua larguar bizneseve mundësinë që proceset ligjore për marrëveshjet me shtetin t?i zgjidhin jashtë vendit.

Në një intervistë për Top Channel, Sami Istrefi thotë se bizneseve duhet t?u specifikohen rastet kur mund t?i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar.

Deri më tani vetëm një rast ka marrë epilog përfundimtar ku Kosova ka fituar rastin, ndërsa pesë lëndë të tjera janë në proces.

Por, Istrefi thotë se vendi duhet të tregohet i kujdesshëm pasi rastet e arbitrazhit mund të ndikojnë në sjelljen e investitorëve të huaj.

Paralajmërimi për dërgim të Qeverisë në arbitrazh ka bërë edhe kompania Contour Global, të cilit lidhën marrëveshje për ndërtimin e termocentralit ?Kosova e Re? si dhe kompania Devolli që ka paralajmëruar ta dërgoj sërish Telekomin.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SamiIstrefi#Kosovo#TopChannel

Recommended