Ora News - Pedagogu Goci: Pa ndryshimin e ligjit të arsimit protesta nuk ia arrin qëllimit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu i Departamentit të Gazetarisë, Ervin Goci, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News thotë se studentët duhet të insistojnë deri në fund që t'u plotësohen kërkesat dhe nënvizon se pa ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë protesta nuk do ia arrijë qëllimit

Ervin Goci: Për ato kërkesa të insistohet deri në fund që të plotësohen. Për mua kërkesat duhet të shkojnë tek ligji sepse ndryshimi i masës së votuesve nga 10 në 50% duhet të bëhet me ligj dhe kërkon ndryshim ligji.Ata duhet ta gëzojnë këtë të drejtë. Nëse nuk kanë ndonjë reagim, atëherë duhet të kërkohet ndryshim i ligjit në mënyrë totale, një rikonceptim total të ligjit ose amendim mbi disa pika që i plotëson ato kërkesa.

Pa ndryshimin e ligjit, këto kërkesa do të jenë minimale, protesta nuk do ia arrijë qëllimit, universitetet nuk do të përmirësohet dot shumë më tepër. Mund të ketë një lloj përmirësimi nga pikëpamja e tarifave por duhet të kemi parasysh, nëse ne ulim tarifat dhe qeveria nuk rrit buxhetin ajo që do e pësojë është sërish Universiteti dhe studentët. Duhet kërkuar rritje e buxhetit për universitetin dhe ulje e tavanit për studentët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pedagogu-goci-pa-ndryshimin-e-ligjit-te-arsimit-protesta-nuk-ia-arrin-qellimit

Recommended