Kryepleqtë e dorëhequr të 'kanabisit' kërkojnë ndryshimin e ligjit: Si mund të mbajmë ne përgjegjësi

  • 4 years ago
ISHËM- Në burg për 6 mijë lekë në muaj, kjo është historia e kryepleqve! Urim Dama është prej 7 vitesh kryeplak i fshatit Shkafanë në njësinë administrative Ishëm të Durrësit. Ai po përballet me drejtësinë për shkak se në territorin e fshatit të tij u gjet një parcelë me kanabis, madje në një rast është arrestuar gabimisht.

"U kap në Ishëm droga dhe më morën mua gabim, gabim s'ka problem se mund të vritet edhe robi, s'kam asnjë lloj ankese se as unë nuk e dija mirë a ishte në zonën e Ishmit apo jo, a do ti për dy tre ditë u kap prap drogë, kam 30 vjet që nuk kam shkuar një herë për ta parë atë vend dhe nuk shkoj se jam me unazë në zemër, më thanë 1 ditë do rrish, por mbajtën 4 net brenda. Morën kalamajt avokat dhe na dënuar me shërbim prove", tha për mikrofonin e Report Tv, Dama.

Recommended