Kultivimi i kanabisit ne Shqiperi mund te rritet

  • 4 years ago
Kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet që të pësojë rritje në vitin 2020. Në këtë përfundim ka dalë Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave në bashkëpunim me Interpolin. Ndër të tjera në raportin prej 31 faqe thuhet se, një nga arsyet përse pritet të rritet mbjellja e lëndës narkotike është përqendrimi i agjencive ligjzbatuese në ruajtjen e masave kufizuese kundër përhapjes së Covid-19.

Një tjetër arsye që grupet kriminale kanë tendencë të rrisin kultivimin është edhe mungesa e hashashit në tregjet europiane pas pandemisë, gjë që ka sjellë edhe rritjen e çmimit në shumë shtete europiane. Në raport thuhet se Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, kjo nisur nga sekuestrimi i sasive të mëdha të lëndës narkotike që nisej nga Shqipëria me destinacion vendet e BE.

Në Itali gjatë 2016-s u sekuestruan 42 ton kanabis, ndërsa një vit më vonë u kapën më shumë se dyfishi, 90 ton. Në raport sqarohen edhe rrugët që ndjekin organizatat kriminale për trafikimin e kanabisit. Korridori jugor kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, duke përdorur transportin detar dhe atë tokësor.

Një tjetër rrugë është ajri, përmes përdorimit të avionëve sportivë. Edhe policia dhe prokuroria shqiptare në raportin e vitit 2019-të thonë se kultivimi i kanabisit ka pësuar rritje në vendin tonë.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended