Ora News - Rritje e kultivimit të kanabisit gjatë 2020-s në Shqipëri, pandemia rriti çmimin në BE

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Këtë vit në Shqipëri pritet të prodhohet më shumë kanabis për tregun europian, pasi policia është e shpërqendruar nga pandemia e Covid-19. Paralajmërimi vjen nga Europoli dhe Qendra Europiane e Monitorit të Drogave, që në një raport paralajmërojnë se pandemia do të nxisë europianët drejt përdorimit më të madh to drogave.

Agjencia Europiane e Policisë pret që këtë vit kultivimi i kanabisit në Shqipëri të shënojë rritje, pasi forcat e policisë janë përqendruar për zbatimin e masave anti-covid. Raporti me titull ?Ndikimi i Covid-19 në Tregun e Drogës së BE-së,? nënvizon gjithashtu vazhdimin e përdorimit të të gjitha rrugëve të trafikut nga Ballkani Perëndimor drejt të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Këtë përfundim, 14 ekspertët që kanë hartuar raportin e nxjerrin mbi bazën e sasive të mëdha të kanabisit të sekuestruar deri në maj 2020.

Rritjen e prodhimit të kanabisit e ka nxitur, thekson raporti, mungesa e këtij produkti në tregun europian dhe çmimi i lartë në shumë shtete. Pandemia e Covid-19, ka ndikuar kryesisht Europën Perëndimore. E njëjta prirje konstatohet dhe për heroinën dhe kokainën.

Ky është raporti i dytë pas atij të nëntorit 2019, që merr në shqyrtim zhvillimet e tregut europian të narkotikëve.

?Efektet ekonomike të krizës pritet t?i bëjnë komunitetet tona më të brishta, duke nxitur përdorimin e drogave,? paralajmëron Alexis Goosdeel, drejtor i Qendrës Europiane për Monitorin e Drogave dhe Varësisë ndaj Drogave.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/efektet-e-covid-19-interpol-dhe-qendra-europiane-parashikojne-rritje-te-prodhimit-te-kanabisit-ne-shqiperi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended