Veliu: Kultivimi i kanabisit, tendence ne rritje | Lajme - News

  • 4 years ago
Pas Prokurorisë së Përgjithshme, edhe policia pranon se gjatë vitit 2019 pati tendencë në rritje për kultivimin e kanabisit.

Kjo tendencë, tha drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu gjate raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, është edhe këtë vit, por edhe goditja e policisë, sipas tij, ka qenë më e madhe.

?Po është e vërtetë, tendenca është në rritje edhe këtë vit, tendeca për kanabisin është në rritje, por shifrat e policisë për goditjen janë në rritje. Pushteti vendor dhe prefektët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Të gjithë aktorët e tjerë të marrin përgjegjësi. Trafikantët kanë ndyshuar strategji, mbjellin në pyje të larta malore dhe mes pyjesh dhe në toka pa pronar?.

Por teksa në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme flitet me shqetësim për rritjen e sipërfaqes së kultivuar me kanabis vitin e shkuar, kryepolici akuzon prokurorinë e gjykatën për lirimin e trafikantëve.

?Numri i personave qe kemi arrestuar në flagrancë për kanabisin në kultivim e sipër që qëndrojnë në burg është shumë i ulët. O janë detyrim paraqitje, o kanë dalë arrest shtëpie, o i?u është pushuar çështja. Trajtimi që iu është bërë më mbapa në gjykatë ose gjatë fazave të hetimit, këta zotërinj ose janë arrest shtëpie ose detyrim paraqitje ose janë rrugës?.

Kreu i policisë foli edhe për debatin mbi legalizimin e kanabasit në vendin tonë. Ai tha se kjo është një çështje që i takon ligjvënësve dhe në rast të miratimit, uniformat blu do të zbatojnë vetëm ligjin.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended