Basha: Vendimi i pare, anulimi i ligjit te arsimit te larte
  • 5 years ago
Vendimi i parë që do të marrë qeveria demokratike kur të vijë në pushtet, do të jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Në një takim në Shkodër me studentë të universitetit, kryetari Basha e cilësoi ligjin korruptiv. Ai premtoi lehtësira financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë.

?Duke zeruar tarifat për bachelor dhe master për të gjithë familjet nën 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. Përgjysmim për familjet me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj. Duke mbështetur 5 mijë studentë që vijnë nga nevoja ekstreme ekonomike me bursa deri në 2 milionë e 200 mijë lek të vjetra në vit, për qira, ushqim, librat dhe shpenzime të tjera të jetës studentore.?

Basha ftoi studentët t?i bashkohen protestës që do të nisë sipas tij, rrëzimin e qeverisë. Kreu demokrat përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhjet të lira.

Para takimit me studentët, Basha u takua me tregtarët e qytetit të Shkodrës, të cilëve u premtoi lehtësira financiare si dhe me qytetarë.

Kërkesa kryesore e liderit të opozitës ishte bashkimi në protestën e 16 Shkurtit.

Tv Klan
Recommended