Premtimi elektoral i Bashës: Arsimi i lartë me PD në pushtet do të ketë të ardhme europiane

  • 5 years ago
TIRANË- Nga takimi me qytetarët në Lezhë, kryedemokrati Basha është nisur menjëherë drejt Tiranës, për të prezantuar platformën e PD për arsimin e lartë. Në këtë takim, ku e pranishme ish-eurodeputetja Doris Pack, Basha është shprehur se arsimi i lartë ka arritur kulmin e krizës. Ai ka premtuar se e ardhmja e arsimit me ardhjen e PD në pushtet do të jetë krejtësisht ndryshme nga realiteti i sotëm i "dirigjuar" nga kryeministri Edi Rama.

Në praninë edhe të disa prej pedagogëve në Universitetet Publike, lideri demokrat u ndal në pikat konkrete që përfshiheshin në platformën e PD, ku sipas planit, në dispozicion për arsimin e lartë është caktuar një shifër prej 75 milion dollarë. Këto para do të shpërndahen 3 pika kryesore që përfshijnë: subvencionimin e studentëve për tarifat e Bachelor dhe Master, bursat e studentëve dhe për infrastrukturën studentore.

Ai theksoi gjithashtu se me ardhjen e tij në pushtet, do të anulojë menjëherë ligjin për Arsimin e Lartë.

"75 milion dollarë, në dispozicion për Arsimin e Lartë. 38 mln dollarë për të financuar tarifat universitare të universitetet publike, ku studentët që vijnë nga një familje me më pak se 640 mijë lekë (të vjetra) do ta përfitojnë të plotë subvencionin e tarifave të Bachelor dhe Master. Për ato që kanë të ardhura mbi 640 mijë lekë (të vjetra) do të subvencionohen në masën 50%.

5 milion dollarë të tjerë do të jepen për bursë për rreth 6 mijë studentë që e kanë të pamundur që të përballojnë shpenzimet shkollore.

32 milion dollarë brenda 4 vite do të investohen në infrastrukturë konviktore dhe akademike.

Kriza institucioneve të arsimit të lartë është në kulmin e saj. PD ka gati platformën e saj. Ato degë që premtojnë që të japin një hov të madh mundësive të punësimit, kryesisht në TIK apo që ka rëndësi të veçantë si është nevoja akute për rritjen e numrit të mjekëve, do të investohet më tepër. Ka një të ardhme për arsimin e lartë, për studentët, për pedagogët", tha Basha.

Recommended