Intervista / Fatos Tarifa për sistemin arsimor: Arsimi i lartë ka nevojë për transformim rrënjësor
  • 5 years ago
Çfarë duhet të bëjnë qeveritë që të mendojnë më seriozisht për përgatitjen e brezit të ri, në shkollat edhe universitetet tona? Kjo është një çështje e madhe, që ka të bëjë jo thjesht me stadin aktual të zhvillimit të vendit, por me të ardhmen e shoqërisë sonë, sepse e ardhmja e një shoqërie varet nga edukimi i brezave të rinj. Këtë periudhë rreth 26 anëtarë të Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Arteve edhe Shkencave nëpërmjet një dokumenti parashtrojnë ndihmën që mund të japin në reformën e sistemit arsimor. Një nga anëtarët e kësaj akademie, profesor Fatos Tarifa, për kamerën e Report TV analizon disa nga arsyet që çalon sot sistemi arsimor në Shqipëri

Zoti Tarifa, ka kaluar një muaj nga dita që studentët kanë nisur protestat. Por ju si profesor edhe akademik i Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Shkencave edhe Arteve, si e keni parë këtë situatë?
Ne po kalojmë një situatë shumë interesante, por kritike do të thoja, këto kohët e fundit. Sidomos lëvizja e studentëve në dhjetorin e kaluar tregoi qartë, se jo çdo gjë shkon ashtu siç duhet, edhe se pakënaqësitë për kushtet e studimeve edhe për përmbajtjen e asaj, që studentët marrin në universitetet tona janë reale edhe po rriten. Një problem më i madh është sot, jo edukimi i rinisë, sesa edukimi i profesorëve që edukojnë rininë. Problemi ishte i tillë, që ne të gjithë e pamë si shoqëri. Një klasë studentësh të maturuar në mënyrë paqësore kërkuan përmirësonim e kushteve të studimit edhe të jetesës. Kërkesat u çmuan të drejta nga të gjitha palët. Ndërsa, ajo çfarë ne menduam që të bëjmë si Akademi, me rastin e mbledhjes sonë vjetore të përvitshme, siç është edhe në statutet tona, në qëllimet edhe misionin tonë, të ngremë zërin tonë për probleme që shqetësojnë vendin edhe natyrisht, që problemet e arsimit të lartë janë edhe problemet kryesore të kësaj shoqërie. Vetë anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, (kjo nuk është Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, por është mbarëshqiptare e arteve edhe shkencave) ka në përbërjen e saj një numër intelektualësh të shquar, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë, ose janë të angazhuar në universitetet shqiptare. Janë nga njerëzit që i njohin më mirë problemet e universitetit shqiptar edhe kanë një vështrim të përgjithshëm mbi sistemin arsimor, si ai është edhe çfarë duhet të ndryshojë. Në mënyrë që t?u përgjigjet më mirë nevojave të kohës edhe oportuniteteve që ofron koha.

Pra ne i shohim problemet që kanë lindur në arsimin e lartë edhe pas miratimit të ligjit të ri të arsimit rreth 3 vite më parë, si probleme që nuk qëndrojnë në vend, por që kërkojnë zgjidhje kreative. Besojmë se ligji i arsimit të lartë edhe përse është një ligj i mirë ka vend që të ndryshohet në përputhje me kohën edhe në përshtatje me nevojat e ardhshme.
Recommended