Top News - Rama për Fatos Nanon/ Të fshehtat e urimit për ditëlindje
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet nga dedikimet në rrjetin social facebook për njerëz që kanë lënë shenjë në jetën e tij, qofshin këta personazhe të politikës, apo të botës së artit.
Në një postim të gjatë në facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se Fatos Nano u gjend në krye, kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake.

Duke e etiketuar si ?qorri?, Rama vijon më tej duke e cilësuar ish-kreun socialist Fatos Nano dhe kryeministrin e dalë pas zgjedhjeve të pazakonta të qershorit të vitit 1997 si fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.
?Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjes së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër? ? shkruan Rama për liderin e Partisë Socialiste ndër vite.

Rama shkruan se Nano e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur e unikale mes partive politike në Shqipëri.

Por, në dedikimin me rastin e ditëlindjes së Fatos Nanos, Rama bën edhe një përshkrim të marrëdhënies së tij me të. Ai shkruan se ?Historia e marrëdhies së tyre është zhvilluar mes ekstremesh, nga "birësimi" në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek "vrasja e babait" për marrjen e skeptrit të tij.
Urimin për Nanon, Rama e çon edhe më tej, teksa shpreson që një ditë të shkruhet në një libër raportin e turneve në Partinë Socialiste, për t'ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ...
Recommended