Ora News - Duka tregon si hyri në politikë: Nga një njohje rastësore me Fatos Nanon
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Agron Duka nuk është një talent në politikë. Këtë e pranon edhe vetë, kur thotë se është një zanat i vështirë.

I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, Duka ka folur në një intervistë ndryshe, jo për të bërë politikë, por për të treguar për politikën.

Ai sqaron se politikën nuk e kërkoi, por hyri në të nga një takim rastësor me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Tregon për politikën para dhe pas 90-tës.

Agron Duka: Te merresh me politikë është një zanat i vështirë. Unë nuk është se jam ndonjë talent, edhe si formim jam agronom. I përkas një brezi që kemi lindur në kohën e Enverit. Nuk ka pasur shkollë politike, sepse atëherë politikë ishte të merreshe me direktivat e partisë.

Unë pas 90-s jam marrë me biznes, kam lënë punën e shtetit. Rastësisht nga një njohje rastësore me Z.Fatos Nano unë hyra në politikë. Pra nuk është se unë e kërkova, por ndoshta qe rastësia, ndoshta ato kanë qenë vite me shumë idealizëm. Shqipëria nuk kishte eksperiencë politike dhe si e tillë e ndjente që ai që është i majtë duhet të jetë majtas dhe ai që është i djathtë duhet të jetë djathtas.

Ai thotë se politika e sotme nuk është njësoj si politika e fillimeve të demokracisë. Agron Duka tregon se kur kandidoi për deputet i pavarur, por që mbështetej nga PS, shokët e tij të djathtë nuk i flisnin me gojë.

Agron Duka: Sot nuk ka ashtu. Njerëzit më vonë mësuan që këto që ishin lart filluan të bëjnë aleanca majtas dhe djathtas, sepse kështu e ka politika, atëherë këta poshtë pse duhet të ishin kaq të ndarë me vijë ideologjike.

Unë jam dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Njerëz të mi, shokë meqë unë kandidova si i pavarur i mbështetur nga PS dhe ata ishin djathtas nuk më flisnin, arritëm u ndamë.

Sot nuk ekziston kështu. Përderisa erdhi puna bënë aleancë, Rama-Meta, Berisha-Meta e kështu me radhë të gjithë. Në fund të fundit mirë kanë bërë janë politikanë që e njohin mirë këtë zanat, sepse ndryshe mund të krijoheshin këto ngërçet.

Sot ka një situatë tjetër, që për mendimin tim është më e mirë. Po të pyesësh njerëzit poshtë, edhe ata vetë nuk dinë ti dallojnë mirë se kush është një politikë e majtë dhe një i djathtë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/duka-tregon-si-hyri-ne-politike-nga-nje-njohje-rastesore-me-fatos-nanon

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp