Gerta Ahrens takim me Fatos Nanon - (2 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, ka nisur takimet me kryetarët e partive politike. Sot në mëngjes ai ka biseduar në selinë rozë me kryetarin e PS Fatos Nano, rreth deklaratës së miqëve të Shqipërisë, ku ai i ka dhënë atij dhe një dokument të plotë nga mbledhja e Vjenës. Ahrens ka nënvizuar ashtu si dhe në deklaratën e miqve ekzistencën e marrëdhënieve normale mes partisë, qeverisë dhe ministrave të saj.

Ambasadori i OSBE-së ka kërkuar edhe 5 emra që do të përfaqësojnë mazhorancën në komisionin teknik të procesit parazgjedhor. Nano ka deklaruar se emrat tashmë janë përcaktuar dhe do të dërgohen zyrtarisht në zyrat e OSBE-së.

Gert Ahrens, Ambasadori i OSBE:- ?Ne mendojmë që komisioni teknik të nis punën javën e ardhshme. Në këtë komision ku bejnë pjesë 5 anëtar të mazhorancës, 5 të opozitës dhe po kaq përfaqësues ndërkombëtar, do të diskutohen të gjitha çështjet dhe mosmarrëveshjet. Shpresojmë të kemi rezultate pra të zgjidhim disa nga problemet si përbërja e KQZ, si dhe për ligjin elektoral etj. Ne nuk do të krijojmë institucione të reja, si ligji elektoral ashtu edhe çështja e anëtarëve të KQZ do të zgjidhen duke repsektuar Kushtetutën?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended