Ambasadori Gert Ahrens konferencë - (10 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita do të ishte katastrof dhe kthim prapa për shqipërinë tashmë që ajo është në prag të integrimit të saj në organizmat ndërkombëtar. Këtë deklaratë ka lëshuar sot nga zyrat e OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, në përfundim të konsultimeve për kodin elektoral.

Ambasadori Ahrens konfirmoi se tashmë projkt kodi i përmirësuar i cili përmban ndryshimet e aprovuara nga të gjirha partitë sëbashku me propozimet e ekspertëve ndërkombëtar i është dorëzuar kryeministrit Meta. Përsa i përketë çështjes më të debatuar asaj të KQZ, Ahrens përshëndeti dorëheqjen e dy anëtarëve dhe nënvizoi se janë tre vende bosh të cilat do të plotësohen pas miratimit të kodit elektoral nga parlamenti. Ndërsa ka vlerësuar si të vlefshme emërimet e bëra para miratimit të këtij kodi.

Kushtetuta tha Ahrens parashikon një komision qëndror zgjedhjesh të pavarur dhe jo politikë. Projekti i përmirësuar vijoj ambasadori i OSBE-së ka të bëjë në mënyrë specifike me kushtet për tu marrë në konsideratë dhe me procedurat këshëllimore për tu përdorur nga organet përgjegjëse nga ana kostitucionale për emërimin e anëtarëve të KQZ.

Kushtetuta theksoi Ahrens në mënyrë të përsëritur duhet të zbatohet megjithëse është normale që dispozitat e saj të interpretohen dhe të përpunohen, port ë mos ndryshohen nëpërmjet legjislacionit të zbatimit. Ahrens sot ka shprehur dhe habinë e tij për largimin e ekspertëve të opozitës pikërisht në një moment kur gjithçka ishte vënë në vijë./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended