Ministri Ilir Zela konferencë - (10 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Shtetit Zela ka mohuar sot zërat për largimin e shpejtë nga kabineti qeveritar Meta, të ministrave të përfolur për korrupsion. Duhen fakte konkrete ndaj tyre tha Zela. Sipas tij në dogana dhe tatime, janë arritur rezultate fantastike.

Ilir Zela, ministër i Shtetit:- ?Kjo është lufta e vërtetë kundër korrupsionit. Ne rast se ju ose dikusht tjetër posedon informacione shtesë, detyra jonë është që të bëjmë institucionet përgjegjëse të shtetit që të funksionojnë sa më mirë në mënyrë që të vihen përpara përgjegjësisë personat përgjegjës?.

Për luftën anti-korrupsion Zela ishte optimist në suksesin e matricave të hartuara nga qeveria. Zela ftoi opozitën të jap kontributin e saj në luftën e qeverisë kundër korrupsionit./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame