Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë në Tiranë - (6 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Incidentet me shtetasit shqiptar në kufirin tonë në Maqedoninë kanë sjell sot në Tiranë ministrin maqedonas të Mbrojtjes Nikola Klusev. Ai është takuar sot pasdite me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Hajdaraga, ministrin e Rendit Spartak Poçi, ndërsa nesër pritet të takohet me presidentin Mejdani dhe kryeministrin Meta.

Në takim me homologun Hajdaraga ministri maqedonas i Mbrojtjes ka kërkuar ndihmën edhe të palës shqiptare për parandalimin e incidenteve. Ju ka deklaruar ai duhet të na ndihmoni me informacione për të frenuar jo vetëm incidentet por dhe trafiqet e paligjshme.

Të dy ministrat kanë nënvizuar nevojën e qëndrueshmërisë në kufirin shqiptaro-maqedonas si faktor kryesor për stabilitetin në gjithë rajonin tonë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego