Ilir Zela konferencë shtypi - (25 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Shtetit Ilir Zela nuk ishte në gjendje të deklaronte para gazetarëve nëse do të ketë ndryshime në qeveri. Këto ndryshime prej disa ditësh thuhet se do të prekin ministrat më të përfolur për korrupsion.

Ilir Zela, ministër i Shtetit:- ?Kryeministri Meta është shprehur për këto çështje dhe unë nuk mund të komentoj më tepër në këtë pikë?.

Ministrat dje kanë miratuar disa projektligje si kredia për nisjen e riparimeve të rrugës së Kukësit, të rrugës Berat ? Çorovodë, për përgatitjen e privatizimit të INSIG-ut, privatizimi i fabrikës së çimentos në Krujë, kredia për ndërtimin dhe rehabilitimin e 11 shkollave në zonën urbane, Tiranë, Durrës, Kavajë, kredia për banorët e Fierzës, plani strategjikë për administratën e doganave etj. Pasi lexoi këto projektligje Zela mbylli konferencën e parë për shtyp ku ka sqaruar dhe kompetencat e tij./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended