Medlin Ollbrajt dhe Ilir Meta konferenca në Tiranë - (19 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

SHBA do të përkrah Shqiperinë në çdo hap të luftës kundër krimit, kontrabandës, vendosjes së rendit dhe reformave ekonomike për ti hapur kështu rrugën investimeve. Ka deklaruar kështu Sekretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Ilir Meta. Ne e dimë tha ajo se nuk është ë lehtë të luftohet korrupsioni, por është tepër thelbësore që të vendoset rendi dhe ligji në shqipëri. Sipas zonjës Ollbrajt SHBA do të bëj çmos për të ndihmuar qeverinë dhe vetë kryeministrin Meta në luftën kundër korrupsionit.

Sekretarja amerikane e shtetit ka konfirmuar se qeveria amerikane do ndihmojë në forcimin e rendit me një shumë prej nëntë milion dollarësh. Gjithashtu Ollbrajt ka nënvizuar se partitë politike duhet të punojnë me OSBE për krijimin e një strukture të pavarur zgjedhore. Ne e shohim Shqipërinë tha ajo si një faktor të rëndësishëm për stabilitetin e rajon, ndaj edhe kërkojmë zhvillimin e mëtejshëm të saj. Ndërkohë kryeministri Meta ka deklaruar se mesazhet e zonjës Ollbrajt inkurajojnë qeverinë shqiptare në këtë përpjekje të vështirë.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Është një mesazh që do të vazhdojë sëbashku me mbështetjet që SHBA i jep qeverisë shqiptare në këtë përpjekje mjaft të vështirë, ku për 10 vjet si pasoj i një tranzicioni vendi ka përjetuar procese masive korruptive. Për fat të keq një pjesë e klasës politike të papërgjegjshme në gjithë këtë proces tranzicioni dhe qe nuk ka vullnetin e duhur për ta futur këtë proces në rrugën e verifikimit institucional dhe përsa i takon rezultateve unë mendoj, së pari nuk duhet të presi askush që në tre muaj të luftohet një korrupsion që është kultivuar në 10 vjet nga papërgjegjshmëritë e të gjithë politikanëve dhe qeveritarëve. Së dyti kjo nuk do të shërbej si justifikim për qeverinë që unë drejtoj, që të vonohet në përpjëkjet për të dhënë më shumë rezultate?.

Përsa i përket zhvillimeve në Kosovë dhe veçanërisht në zonën e nxehtë të Mitrovicës Ollbrajt shprehu shqetësimin e saj dhe të SHBA duke deklaruar se atje janë dërguar më tepër forca ushtarake dhe policore. Ajo theksoj se sulmet ndaj forcave të KFOR-it nuk do të falen nga cilado palë qofshin.

Sekretarja Amerikane e Shtetit ka deklaruar në përfundim të konferencës për shtyp se e kishte ndjerë veten të mikëpritur në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego
Recommended