Paskal Milo konferenca pas vizitës në Itali - (23 Shkurt 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Jashtëm Paskal Milo menjëherë pas vizitës në Itali dhe takimeve me homologun Dini doli sot pasdite në një konferencë shtypi. Shefi i diplomacisë shqiptare i ka paraqitur si të shkëlqyera marrëdhëniet Itali ? Shqipëri. Duke qenë i bindur se skandali i vizave, skandali i misionit Ylberi dhe akuzat e ngritura nga Natalia Çea nuk ndikojnë në ftohjen mes dy vendeve, Milo tha për gazetarët.

Paskal Milo, ministër i Jshtëm:- ?Mrrëdhëniet shqiptaro ? italiane në stadin aktual janë shumë të mira dhe nuk ka asnjë pengesë dhe çështje që mund të hedh hije në këto marrëdhënie?.

Por pikërisht këto skandale dhe humbja e pozitave ekonomike të Italisë në Shqipëri janë problemi kryesor që takuan Milon me Dinin. Milo u përgjigjet edhe akuzave për marrëdhënit shqiptaro-greke dhe akuzave të Natalia Çeas.

Paskal Milo, ministër i Jshtëm:- ?Unë dua tju citoj që neve përmendëm atje shifra për rritjen e zhvillimit ekonomik të shqipërisë dhe për rritjen e shkëmbimeve shqiptaro ? italiane, pa i parë ato në raport me shkëmbimet tregtare me Greqinë apo me vendin apo rolin që luan Greqia apo Italia në ekonominë shqiptare në përgjithësi?.

Megjithatë vizita e Milos dje në Romë, takimi me Dinin dhe takimi në të njëjtën ditë I kryeministrit Meta me ambasadorin italian Bova tregon se Shqipërisë i duhet vota italiane për paktin e stabilitetit./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori
Recommended