Ora News – Zbardhet axhenda e vizitës së Presidentit Meta në Itali

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës Shqiptare z Ilir Meta do të zhvilloj vizitën e tij të parë zyrtare në Itali.
Më datë 11-12 shtator ai do të zhvilloj në Romë disa takime të larta institucionale.
Më datën 11 shtator do të pritet në pallatin qeveritar të Quirinales nga Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella.
Pasditen e së hënës do të takohet me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, znj. Laura Boldrini. Ndërsa më datë 12 shtator ai do të takohet dhe me Kryetarin e Dhomës së Senatit z Pietro Grasso.
Presidenti i ri i Shqipërisë ka zgjedhur të nisë turin e vizitave të tij institucionale jashtë vendit pikërisht me Italinë, partnerin strategjik të Shqipërisë në rrugëtimin europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbardhet-axhenda-e-vizites-se-presidentit-meta-ne-itali/

Recommended