RTV Ora - Miratohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

  • 5 years ago
#rtvora

Mazhoranca ka marrë dhe votat e opozitës së re për miratimin e Komisionit Hetimor ndaj kreut të shtetit. Kjo është hera e parë që një president hetohet nga kuvendi, ku komisioni do të ketë 9 anëtarë, 4 prej të cilëve do të jenë të opozitës së re. Ai do të ketë një mandat tre mujor, ku do të verifikojnë sjelljen e presidentit.

Objekti i punës do të jetë verifikimi i mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve dhe ndikimin që ka pasur zhdekretimi i datës së votimeve të 30 qershorit.

Kryeministri Rama në fjalën ku kërkoi mbështetje për nisjen e hetimeve, ka theksuar se PS do të merrte më shumë vota nëse do të kishte përballë opozitën në zgjedhje

Rama: Estradë hesapi, 7 herë 7 = 42. Ne kemi marrë një përqindje më të lartë votash, sesa kishte koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në vitin 2015, me vetëm 19.7%.

Dekretin për anulimin e zgjedhjeve, Rama e ka konsideruar Salto mortale të presidentit.

Rama: Me zakon, Ilir Meta duhej shkarkuar që ditën që u hodh si raketë antiamerikane nga tave e koranit të Faros në Pogradec, drejt avionëve imagjinarë të juntës ushtarake amerikano-shqiptare mbi pallatin presidencial në Tiranë. Por me ligj, ai mund të shkarkohet vetëm pasi komisioni hetimor parlamentar, që votojmë sot, të kryeje detyrimin kushtetues të hetimit të fakteve, të dëgjimit të dëshmive përkatëse dhe raportimit përpara Kuvendit të përfundimit të hetimeve mbi shkeljen e rëndë të Kushtetutës.

Sipas tij, PS do të ishte më mirë nëse Meta nuk do të shkarkohej.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kuvendi-mblidhet-meten-opozita-proteston-kunder-rames

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended