RTV Ora - Seanca e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta (e plotë)
  • 5 years ago
#rtvora
Në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Ilir Meta është thirrur në Komisionin Hetimor. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se data do të dakordësohet në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Komisionit. Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor.

Ulsi Manja: Lidhur me hapat proceduralë që unë propozoj të ndiqen nga komisioni sipas këtij plan hetimi deri në përfundim të hetimit të jenë seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës si detyrim i nenit 112 pika 3 të rregullores së Kuvendit. Një panel ekspertës të Komisionit të venecias që ne i kemi kërkuar një opinion për objektin e hetimit. Do të jenë në tiranë nga 9-11 shtator sipas një axhende paraprake të rakorduar mes Kuvendit dhe Komisionit të Venecias. Në datë 10-11 do të kenë takime me aktorët politikë të mazhorancës dhe opozitës, me kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, do ketë dhe një takim të veçantë me anëtarët e komisionit hetimor në 11.

Komisioni miratoi planin për hetimin e Presidentit Meta, ndërsa Ulsi Manja tha se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.

Ulsi Manja: Komisioni i posaçëm hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore u është drejtuar gjatë muajve të verës, në periudhën korrik dhe gusht disa institucioneve shtetërore u është kërkuar dokumentacioni i duhur në lidhje me objektin e hetimit.

U jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarin e komisionit dokumentacionin e duhur qendrës së botimeve zyrtare, drejtorisë së policisë së shtetit, presidencës, Ama, kolegjit zgjedhor pranë gjykatës së aplit, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Opozita parlamentare kërkoi shtyrjen e Komisionit

Deputeti i opozitës, Alban Zeneli kërkoi që komisioni të shtyhej deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së opinionit të Venecias, kjo u kundërshtua nga kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja.

Alban Zeneli: Të gjitha shqiptarët janë dakord që të hetohet çdo institucion apo drejtues institucioni. Rasti i këtij komisioni hetimor, është rasti i parë që ndodh. Ka edhe një specifikë të veçantë, çdo raport që del nga ky komision është i detyrueshëm të shkojë në parlament dhe është i detyrueshëm që votimi që merr parlamenti në mënyrë specifike duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në rastin kur Gjykata Kushtetuese nuk është formuar. Për shkak të kësaj dhe për shkak se ne i kemi bërë një kërkesë Komisionit të Venecias që ata të japin një opinion paraprak dhe final. Unë do ti kërkoja këtij komisioni që mos ta lënë në boshllëk institucional, por pa u formuar Gjykata Kushtetuese dhe përpara se të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias në këtë komision ta shtyjmë dhe të merremi me hetimin tonë si komision, paralel me gjithë këto kohë që do kemi në dispozicion. Është më e pranueshmja që ne ti kërkojmë kuvendit që shtyrja minimale, brenda gjithë kohës që institucioni i Gjykatës Kushtetuese të formohet dhe komisioni i Venecias të sjellë informacionin paraprak dhe final të marri...
Recommended