Report TV - Miratohet kërkesa për zgjatjen me 2 muaj të komisionit hetimor 'Meta'

  • 5 years ago
TIRANË- Me dy vota kundër, është miratuar kërkesa për shtyrjen me dy muaj të afateve të punimeve për Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.  Dy deputetët që votuan kundër ishte Halit Valteri dhe Adriatik Alimadhin, me këtë të fundit që tha se Komisioni Hetimor nuk duhej të ekzistonte sepse sipas tij kreu i shtetit nuk ka marrë një vendim që ka sjellë pasoja të rënda për vendin.

Kjo kërkesë erdhi për shkak se konkluzionet e komisionit të Venecias do të dalin më 12 tetor, disa ditë pas mbylljes së afatit ligjor të strukturës hetimore që është data 8 tetor.Ndërkohë bëhet e ditur, se ditën e sotme, kreu i shtetit i ka dorëzuar këtij Komisioni dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e opozitës më 8 qershor, por nuk është paraqitur anëtarëve të saj duke qenë se një pjesë e tyre nuk janë pajisur me certifikatë sigurie.Dy deputetët Adriatik Alimadhi dhe Halit Valteri votuan kundër.

Recommended