Report TV - Balla: Presidenti shkelje të reja, do t'ja dorëzojmë Komisionit Hetimor
  • 4 years ago
Taulant Balla nga kryesia e Kuvendit ka deklaruar se Presidenti meta vijon të shkeli Kushtetutën dhe se kjo gjë është bërë kronike. Balla tha se maxhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

"Presidenti ka shkelur kushtetutën. Kështu u ngrit edhe komisioni për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit. Presidenti i Republikës, në përplasje të plotë me Kuvendit dhe veprimet e tjera. Ato vlerësime të bëhen pjesë për shkarkimin e presidentit. Presidenti nuk mund të vendos kufizime. Nëse kjo kërkesë e jona duhet të pranohet, keto vlerësime të bëhen pjesë e procedurës. Është e domosdoshme vijimi i procedurës për shkeljen e kushtetutës nga Presidenit. Kjo është bërë kronike, dhe në mënyrë që vendimarrja e Kuvenidt të jetë sa më i saktë. Presidenti nxorri një dekret për emërimin e Marsida Xhaferrlarrit. Kjo është në kundërshtim të plotë për organizmin dhe funksionim e gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka vepruar përtej kompetencës ligjore dhe kushtetuese. Ka përdorur në mënyrë abuzuese pushtetin. Kjo ka sjellë pasoja të rënda në Gjykatën Kushtetuese. Kjo rezulton se Xhaferrlari ka nisur punën me një emërim të pavlefshëm. Arta Vorpsi që ka fituar në bazë të ligjit mandatin, ajo nuk është ftuar në ceremoninë e betimit. Kështu Meta po bën sërish një abuzim më Kushtetutën. shkeljet Kushtetuese është cënuar e drjeta e anëtarit të Kushtetues të kryej detyrën, Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese."
Recommended