Report TV - Rudina Hajdari: Të shtyhet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit
  • 5 years ago
Kryetarja e grupit Demokrat në parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari kërkon shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Hajdari deklaroi në përfundim të mbledhjes së arsyet që e dërguan për një vendim të tillë janë mungesa e Gjykatës Kushtetuese por edhe për të shmangur pështjellimin e krizës politike. Ajo tha se komisioni mund të ngrihet në një moment tjetër kur situata politike të jetë qetësuar dhe të jetë ngritur Kushtetuesja.

"Sapo përfunduam takimin e konferencës së kryetarëve dhe në fakt propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor, pasi nuk kemi një gjykatë Kushtetuese dhe nuk është koha e duhur. Nga ana procedurale nuk e ndaloj dot, por nuk kemi pse nxitohemi. Nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet kur të kemi Kushtetuesen. Sa i përket seancës së të hënës kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi për një seancë që është bërë, se patëm një rezolutë që diskutua për Presidentin. Kjo e pështjellon situatën dhe konfliktin mes Ramës dhe Metës, që e shohim si personal. Komisioni të shtyhet kur të kemi një situatë më normale, kur të kemi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese" tha ajo.
Recommended