Shkarkimi i Metës/ Komisoni i Ligjeve miraton raportin për ngritjen e komisionit hetimor
  • 5 years ago
Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e sotme me 13 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim raportin e Komisonit me propozimin për Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e një komisioni për të hetuar shkeljen e kushtetutës nga ana e presidentit Ilir Meta pas anulimit të 30 qershorit. Mësohet se kundër këtij raporti ka votuar deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi.

Raporti i u paraqit nga relatori Adnor Shameti i cili gjatë fjalës së tij deklaroi se presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën.

?Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e ç?fuqizimit të datës së zgjedhjeve. Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t?i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor?, deklaroi Shameti.

Gazetarja e Report tv Klesiana Omeri raporton se ky raport do të votohet në Kuvend në senacën plenare të datës 4 korrik.

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pas mbledhjes së 55 firmave nga 35 të nevojshme. Parlamenti ka votuar në Kuvend me 100 vota pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.
Recommended