“Meta nuk shkarkohet”/ Komisioni Hetimor miraton me 6 vota pro raportin përfundimtar - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyllet veprimtaria e Komisionit të posaçëm Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Me 6 vota pro dhe asnjë kundër, Komisioni kaloi në Kuvend raportin përfundimtar, duke u tërhequr përfundimisht nga nisma për largimin nga detyra të kreut të shtetit.Miratimi i raportit solli pakënaqësi dhe vete brenda kampit socialist. Deputeti Bashkim Fino e cilësoi atë si një hap pas për mazhorancën, ndërsa kërkoi reflektim.?Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Presidenti na tha grup kriminal. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tone?, theksoi Fino?Raporti është i shkëlqyer. Komisioni vendosi një standard si duhet të trajtohen në të ardhmen objektet e komisioneve hetimore. Veprimtaria e komisionit është e suksesshme. Duhet të ndihemi krenar?, deklaroi Manja. Shkarkimi i presidentit Meta, u kërkua edhe nga deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri. ?Ne do t?i bashkëngjitemi raportit të maxhorancës por me një ndryshim ne do votojmë shkarkimin e Presidentit. I bëj thirrje 55 deputetëve që kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni mos ta nxijnë faqen para shqiptarëve?, tha Valteri.Sipas raportit të depozituar në Kuvend, komisioni kërkon hartimin e një ligji organik për presidentin, me qëllim rishikimin e dispozitave mbi kompetencat e tij.
Recommended