Ora News - PS “stuhi ne gote”, Meta nuk shkarkohet qëndron president. Mbyllet Komisioni hetimor

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas shumë muajsh punë hetimore dhe zotime publike, Partia Socialiste zyrtarizoi tërheqjen nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Me 6 vota pro, komsioni hetimor miratoi raportin që do i shkojë kuvendit ku përjashtohet shkarkimi i kreut të shtetit.

Ky moment nuk ka kaloi pa debate, pasi deputeti socialist Bashkim Fino edhe pse e votoi pro raportin, me herët tha se vendimi është njollosje për vetë deputetët e majtë.

Bashkim Fino: ?Ne sot nuk po bëjmë gjë tjetër, veçse po nxjerrim një rezolutë. Rezoluta qenka për ne zoti kryetar, qenka për ne anëtarët e Kuvendit, qenka për Kuvendin e Shqipërisë. Pra ne e paskemi fajin, sepse ne me këtë raport që po bëjmë, i themi Kuvendit që nuk kemi bërë disa detyra, duhet që ky komision, na vërtetoi që duhet të zgjidhim disa çështje, të cilat ky Kuvend me këtë rezolutë duhet të zgjidhë disa probleme. Kjo është absurde.?

Por deputeti Alket Hyseni, e justifikoi vendimarrjen e komsionit duke theksuar se kjo është një ?tërheqje veshi? e fortë për presidentin.

Aklet Hyseni: ?Ka dhe qëndrimin politik të mazhorancës, e cila nuk bën kompromis me këdo që shkel kushtetutën, por nuk mund të shkelë kushtetutën për të penalizuar shkelësit e kushtetutës. Në këtë këndvështrim, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore, qoftë edhe politike, për këtë komision, evidentoi saktë shkeljet, dhe i jep rekomandimet e mundshme seancës plenare.?
Edhe kryetari i komisionit Ulsi Manja i kujtoi Metes se jo gjithmone Komisioni i Venencias mund te behet ?arbiter?

?Presidenti i Republikës pa paragjykuar votimin në seancë plenare do të duhet ta shohë dhe ta lexojë si raport tërësisht me natyrë ligjore dhe të mos e lexojë e të mos e shohë si duel institucional mes kuvendit dhe institucionit të presidentit. Sic e ftoj që në të ardhmen të mos e shohë as Komisionin e Venecias si arbitri që gjykon ndeshjen apo përplasjen institucionale mes kuvendit e presidentit por ta lexojë këtë raport nën frymën e një bashkëpunimi juajal institucional e ligjor për të evituar në të ardhmen përplasje institucionale të panevojshme, sepse nga sjellja dhe jualiteti që secili duhet ë sillet në raport me kushtetutën dhe ligjin shpreh dhe përfaqëson përgjegjshmërinë e secilit prej nesh në realitetin politik shqiptar.?

Por deputeti i opozitës së re Halit Valteri, duke kundërshtuar raportin, tha se të pakten 55 deputetët që firmosen muaj më parë pro shkarkimit, duhet t?i qendrojnë zotimit të tyre.

Halit Valteri: ?Kërkojmë shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të kushtetutës së Shqipërisë. Për ne, kushtetua është bibël, është kuran, është e shtrenjtë, është gjithçka. Nëse dikush mendon se mund të përdorë këta deputetë për pazarin e rradhës, ta harrojë këtë gjë.?

Në raport, ngrihet nevoja e nje ligji organik për veprimtarinë e presidentit, që t?i japë përgjigje shumë pikëpyetjeve mbi kompetencat e tij.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/komisioni-hetimor-miraton-raportin-perfundimtar-per-meten-shkeljet-e-kryera-nuk-mjafto...

Recommended