RTV Ora - Dritan Hila: Meta nuk trembet, Komisioni Hetimor është propagandistik

  • 5 years ago
#rtvora

Drejtuesi i emisionit "Arena" në RTV Ora tha se komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është propagandë. I ftuar në studion e lajmeve, Hila e konsideroi të turpshme faktin që çështja e Presidentit u çua deri në Komisionin e Venecias. Ai tha se ky komision nuk e tremb presidentit Ilir Meta.

Dritan Hila: Meta është një politikan i vjetër dhe gjysma e atij komisioni e ka parë me adhurim kur ishte kryeministër. Duke filluar që nga kryetari i Komisionit që ishte i ekzaltuar që kur merrte në pyetje Metën. I tha 3 herë "i nderuar zoti President". Një pjesë e mirë e tyre janë emëruar me firmë të Metës. Janë bërë njerëz publik me firmë të Metës. Meta është një njeri që që fëmijë e ka provuar të dalë në Komision, që tek ngjarjet e Poliçanit. Ka qenë fëmijë atëherë. Nuk besoj se është trembur tani kur ka 30 vjet eksperiencë në politikë. Unë mendoj që është një komision propagandistik. Mua mu duk e turpshme që e çojnë tek Komisioni i Venecias. Presidenti është përfaqësuesi i sovranit të popullit. Nuk bëhet delenxhi, nuk telendiset duke e çuar nëpër Komisione.

Presidenti shkarkohet. Ke 94 vota, politikisht e shkarkon. Bëri një komision, komisioni s'ka asnjë vlerë. Aktet e Presidentit i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese, asnjëri prej tyre nuk ka kompetencë juridike. Nuk më pëlqeu ai show, nuk telendiset presidenti kushdo qoftë. Nuk ishte nevojë t'ja bënin zotit Meta. A e trembën? Unë besoj se nuk e kanë trembur fare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dritan-hila-meta-nuk-trembet-komisioni-hetimor-eshte-propagandistik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended