Shkarkimi Metës/ Ngrihet Komisioni Hetimor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni I Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe një kundër raportin e propozuar nga Kuvendi për ngritjen e një Komisioni Hetimor, për të hetuar shkeljet e bëra nga Presidenti Meta për dekretin e anulimit të zgejdhjeve vendore në 30 qershor.Relatori i çështjes, deputeti i PS, Adnor Shameti deklaroi se Kuvendi kërkon shkarkimin e presidenti Meta pasi ka shkelur hapur Kushtetutën.Ai tha se Presidenti me dekretin e tij ka cënuar parimin e të drejtës së qytetarëve për të votuar duke marrë kështu kompetencat që I takojnë Parlamentit.?Kuvendi miratoi rezolutën ku nuk njohu vlefshmërinë e aktit të Presidentit dhe kërkoi vijimin e punës nga institucionet për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Deputët mendojnë se presidenti ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, parimin e ligjshmërisë, ka cënuar parimin e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur e për t?i zgjedhur, ka marrë kompetencat e Parlamentit.?

Recommended