Ngritja e Komisionit të Posaçëm për anëtarët e KQZ-së, Ruçi letër partive: Sillni propozimet tuaja
  • 3 years ago
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve është mbledhur këtë të hënë, para nisjes së seanës plenare. Në mbledhjen e sotme, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.

Në letrën që Report Tv disponon, Ruçi u kërkon grupeve parlamentare që të propozojnë anëtarët e KQZ-së së re, duke iu lënë afat deri në 9 shtator."I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nënenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 ?Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë? i ndryshuar?, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision tëposa?ëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it. Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posa?ëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020", shkruhet në letër. 

Letra i ka shkuar edhe opozitës jashtëparlamentare që ka humbur përfaqësimin e saj në parlament, e cila sipas ndryshimeve të bëra në kodin zgjedhor do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë Komision të Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re. Letra që mban datën 4 shtator i ka shkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilët do të kenë të drejtën e një përfaqësuesi në Komisionin e Posaçëm parlamentar që do të zgjedh anëtarët e KQZ-së  së re. Opozita jashtëparlamentare duhet të paraqesë propozimin e saj deri më 11 shtator, ndërsa sipas burimeve PD dhe LSI pritet të vendos këto dy ditë për emrin e përfaqësuesit që do të çojë në Komisionin e Posaçëm.

Përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturabe për organet drejtuese të KQZ-së.
Recommended