PD zbardh 5 propozimet kryesore për financimin e partive - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike zbardhi risitë kryesore te propozimit të opozitës për financimin e partive.Këto propozime janë tashmë pjesë e tryezës së përbashket që është ngritur me qëllim miratimin e reformës në drejtësi.Më poshte 5 pikat e propozuara nga selia blu:Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.