Veliaj apel partive politike: Mos bëni pis qytetet me postera - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pushteti vendor duhet të ketë më shumë kompetenca për të lehtësuar shërbimet për qytetarët: këtë mendim dha kryebashkiaku Veliaj gjatë takimit me anëtarë të Këshillit Konsultativ, Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje vendore.?Kryetarët e bashkive ende nuk kanë disa kompetenca të qeverisë qendrore që, për mendimin tim janë rudimentare, për të adresuar një lokal që bën zhurmë; një bukëpjekës që bën tym; ose një gomisteri që e derdh në rrugë vajin që u ndërron makinave; ne duhet patjetër të lidhemi me ministrinë e linjës për një leje mjedisore që e ka dhënë një inspektor i X partie, i X kohe. Por që ka disa karakteristika që një inspektor e dallon nga një kryetar bashkie?,Me fokus te zgjedhjet e ardhshme, Veliaj u ka kërkuar drejtuesve të njësive vendore që të respektojnë kodin elektoral.?Ju e dini që jemi në situatë, ku me kodin e ri zgjdhor ka rënë volumi i ndotjes akustike, vizive, estetike në qytet dhe inkurajimi gjithmonë ka qenë, sidomos për kryetarët e bashkive është një dramë fushata, se shpërthejnë posterat, ndotja dhe grafiti, vandalizmi që ndodh prej pasionit militant, fatmirësisht për kodin e ri, edhe fushata është me e shkurtër, por edhe këto billbordet janë hequr. Në këtë sens të inkurajojmë të gjithë një fushatë më civile, më modeste, më me këmbë në tokë, edhe pa kallangjosje që i ndodh tipikisht qyteteve, ku gjithë Shqipëria bëhet për një pastrim masiv pas fushate?,Një tjetër kërkesë ishte edhe fillimi i punës për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe evidentimi i ambienteve që mund te përdoreshin si qendra votimi.

Recommended