Meta apel partive politike: Anuloni 30 korrikun, gjeni konsensusin! PS të heqë dorë nga ndryshimet

  • 4 years ago
Këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama për votimin në 30 korrik në Kuvend të hapjes së listave dhe formulës së re të koalicioneve, ka sjellë reagimin e Presidentit Meta që palët ta shohin me qetësi këtë çështje dhe pa u nxituar në kohë pasi për të 30 korriku është një datë pa një objektivë konkret. Meta madje kërkon anulimin e 30 korrikut dhe palët të vijojnë diskutimin në këshillin politik deri në arritjen e një konsensusi të plotë për ndryshimet kushtetuese dhe vendosjen e rregullave në zgjedhje pa u nxituar dhe në mënyrë konsensuale.

Meta i ka bërë thirrje PS-së që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje të Kushtetutës, ndërsa kërkon nga PD dhe Opozita e Bashkuar të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual.

Recommended