Balla: PD të heqë dorë nga ultimatumet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla komentoi nga Elbasani protestën e paralajmëruar të opozitës më 16 shkurt.Ai kërkoi që partia demokratike të heqë dorë nga ultimatumet që cenojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.?Mirëpresim opozitën që në seancën e ardhshme, që do të miratojë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Nato, por që opozita të vijë të votojmë së bashku paketën e reformës zgjedhore. Së fundmi kemi një kod zgjedhor që adreson më së shumti tërësisht të gjitha rekomandimet e OSBE Odirit, për të tre zgjedhjet e fundit. Duhet të jetë e qartë që Shqipëria është një rrugë pa kthim në zbatimin e plotë të reformës në Drejtësi.?Duke u ndalur tek reforma ne drejtësi dhe akuzat e opozitës për vendime selektive në procesin e vetingut, Balla kërkoi që PD t?u japë fund sulmeve të tilla.?Politikanëve u është hequr e drejta të ndërhyjnë apo komentojnë vendimet e Komisioneve të Vetingut, që në themelin e reformës në Drejtësi. Mua më vjen shume keq që partia Demokratike ende vijon të sulmojë këtë reformë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi. Apeli im është që rruga që kemi nisur implementimi i plotë i reformës në drejtësi është pa kthim.Kreu i grupit te PS shtoi se kundërshtimet dhe protestat kundër vetingut ishin parashikuar që në nisje të procesit.
Recommended