Balla: PD, parti pa ekip e lidership, ne marrim të paktën 74 deputetë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taulant Balla i ka konsideruar thashetheme mediatike zërat se ai do të marrë një post në kabinetin qeveritar, madje si Ministër i Brendshëm.I pranishëm në një aktivitet për 111 vjetorin ë Kongresit të Elbasanit, në këtrë qytet, Balla iu përgjigj pyetjeve të gazetareve mbi këtë cështje por edhe zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.Balla tha se prioritet për të është që të siguroje një fitore sa më të madhe të PS në qarkun e Elbasanit.Unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike , por dua të vlerësoj qe PS e Shqipërisë i qëndron besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do te kuptojmë se ku duhet të përmirësojme përfaqësimin tonë politikë.Ju garantoj që kjo nuk është një cështje ku unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.Ashtu sikurse edhe kryeministri Rama, edhe kreu i grupit parlamentar i PS është I bindur se kjo forcë politike do të marrë minimum 74 mandate në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.74 është minimumi, por ne mendojmë se do të marrim më shumë.Pyetjes nëse Ditmir Bushati është kundërshtari i padukshëm, nga ata që e dëmtojnë Partinë Socialiste, sikurse është shprehur Kryeministri, Taulant Balla iu përgjigj:Kundërshtar të padukshëm që dëmtojnë partinë Socialiste janë lloj- lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë si duhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra. Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD. Partia Demokratike është sot një parti , e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, nderkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e sherbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë eshtë të ofrojmë shërbime publike më të mira për qytetarët .Balla shtoi se deklaratat për rritjet e rrogave në personelin shëndetësor nuk janë për fushatë elektorale pasi qeveria e PS i ka bërë realitet këto gjëra për mësuesit, infermieret dhe mjekët që kur erdhi në pushtet.Ne kemi rritur rrogat sapo kemi ardhur ne qeveri dhe kush e mban mend e di fare mire që një qytetar që punonte në arsim dhe shendetesi me taksen e Saliu paguante me shume sesa me taksimin progresiv, që quhet taksim i ndershëm. Taksimi i ndershëm: kush paguhet me shumë paguan me shumë, dhe kush paguhet me pak taksohet me pak. Kështu, mësues , infermier , punonjës të administratës publike tani taksohen me pak dhe kane marre më shumë në familjet e tyre. Vit pas viti sa kemi pasur mundesi kemi arritur te indeksojme dhe te rrisim pagat e atyre qe ne kete kohe lufte kanë qënë në vijën e parë. Nga Elbasani në këtë fillim viti shkollor më duhet të shpreh se jemi duke marrë të gji...

Recommended