Veliaj apel opozitës: Mos e bëni pis Tiranën të shtunën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para protestës së partisë Demokratike, kryebashkiaku Erion Veliaj, i kërkoi subjektit më të madh opozitar që të mos e bëjnë Tiranën pis gjatë tubimit të saj.?Nesër do të ketë protestë në Tiranë, si Kryetar i Bashkisë kam respektuar protestën por u kërkoj:Mos na e bëni pis Tiranën. Sepse kur mbarojnë debatet, sherret dhe protestat jemi të gjithë qytetar të Tiranës. Porosia ime e vetme është : Mos e bëni pis Tiranën, ose nëse e bëni, pastrojeni. Të protestojmë si qytetar, të mos këpusim asnjë lule dhe të mos urinojmë rrugëve. Jam shpresëplotë se edhe miqtë bashkëqytetarët tanë të bindjeve të ndryshme politike e respektojnë një Tiranë të pastër?.Në analizën e punës se Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit kryebashkiaku theksoi se një nga vendimet më të rëndësishme ishte ai per realizimin e projektit te Pyllit Orbital.?Disa vendime janë politike edhe krijimi i APR poliikë ishte. Një nga vendimet e rëndësishme është ideja e Pyllit Orbital që lindi nga APR. Vetëm APR ka mbjellë 8 mijë pemë dhe thamë pse nuk ëndërrojmë për 1 milionë pemë. Mezi pres që këtë traditë të mbjelljes së pemëve ta kalojmë në një projekt gjigand. Ne nuk kemi një atdhe tjetër dhe një kryeqytet tjetër. Tashmë ne kemi një pjesë të parcelave ku do të fillojmë investimin e Pyllit Orbital?. Në fund, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, kujtoi përplasjet per këndin e parë të lodrave tek liqeni, i cili me pas u shndërrua ne hapësirën më popullore në Tiranë.

Recommended