Ora News - Klosi apel Kryebashkiakëve: Gara politike të mos prishë sezonin turistik
  • 5 years ago
#oranews
Përgatitjet për sezonin turistik duket se kanë nisur që në muajt e parë të këtij viti, por Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka si shqetësim problemet që mund të shkaktojë gara elektorale.

Blendi Klosi: Gara politike të mos prishë sezonin turistik.Ftoj të gjithë kryetarët e Bashkive që përpos betejës së tyre elektorale të mondojnë seriozisht për përgatitjen e sezonit turistik.

Ministri Klosi propozoi ndryshime ligjore për menaxhimin e plazheve, sigurisë, mbarëvajtjes apo ndotjes akustike, gjatë takimit të përbashkët mes përfaqësuesve të qeverisë qendore dhe asaj vendore.

Blendi Klosi: Ata që marrin në posedim hapësirë për të bërë biznesin e tyre duhet të kenë përgjegjësinë edhe për pastërtinë, edhe për sigurinë e jetës. Do të donim shumë që të shtrihej sezoni, që 80% e plazheve të jenë privat, 20% publik. Nëse deri me 31 mars nuk marrin dot vendim se kujt do t'ja japin stacionin e plazhit, pas 31 marsit me vendim të Këshillit të Ministrave plazhi ti kalojë publikut.

Kryetari i Këshillit të qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, vlerësoi si të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy pushteteve.

Aldrin Dalipi: Janë çështje të pronësisë së tokave, çështje që kanë të bëjnë me turizmin dhe gjithashtu është një paketë për çështjet sociale.Mendoj se është një mekanizëm shumë i mirë kjo tryezë për transparencën.

Në pritje të statistikave të vitit që sapo kemi nisur, viti 2018 u vlerësua si vit i suksesshëm me 6 milion turistë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-apel-kryebashkiakeve-gara-politike-te-mos-prishe-sezonin-turistik

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended