Report TV - KLP miraton propozimin e Komisionit të Posaçëm, SPAK gati brenda muajit nëntor

  • 5 years ago
TIRANE- Komisioni i Posaçëm ka propozuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë hapa për ngritjen e SPAK. Propozimi ka është miratuar me 11 vota pro çka do të thotë se SPAK do të ngrihet me 8 anëtarë brenda muajit nëntor. Gjatë kësaj periudhe, Komisioni i Posaçëm do të përgatisë emërimin e 8 prokurorëve të cilët kanë kaluar vettingun. Bashkw me emërimin e 8 prokurorëve të SPAK, do të bëhet dhe caktimi i përkohshëm i drejtuesit të kësaj strukture, deri në kryerjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit sipas rregullores.

Në një dalje për mediat kreu i KLP Genti Ibrahimi u shpreh se vendimi për dyshemenë e numrit të anëtarëve të SPAK është i përcaktuar në kushtetutë.Ne sot arrijmë përfundimin se ngritja me 8 apo 10 nuk na përket ne. Vendimin për dyshmenë e ka marrë kushtetutë bërësi.SPAK është një institucionin kushtetues. Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme do të fiksojë organikën e saj. Ne emërojmë ata që mundemi dhe për momentin mund të emërojmë vetëm 8. Mendoj se deri në nëntor mund të kemi të ngritur SPAK. Ne kemi bërë llogarinë që të marrim të gjitha vendimet e nevojshme. Këshilli nuk e gjykoi të përshtatshme linjën e veprimir dyshemenë me 10 anëtarë. Nuk na takon ne ta marrim këtë përgjegjësi. Drejtuesi i SPAK do të plotësojë organikën. Ne po emërojmë prokurorët për SPAK, ne nuk marrim vendimin për krijimin e SPAK. Ne nuk e shkelim kushtetutën për ngritjen e SPAK me 8 anëtarë", tha Ibrahimi.

Hapat e propozuara për ngritjen e SPAK

1.Brenda 30 ditëve (ose brenda muajit nëntor 2019) në mbledhje plenare të Këshillit të përmbyllet procedura e ngritjes në detyrë të tetë prokurorëve kandidatë pë SPAK dhe të kryhet emërimi i tyre pranë kësaj prokurorie.

2. Gjatë kësaj periudhe tranzitore, Komisioni propozon që Këshilli (komisionet përkatëse) të përgatisin aktet e nevojshme për t'u miratuar. Këto akte përfshijnë:

- Vendimet për emërimin e 8 prokurorëve në SPAK.

- Vendim për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të SPAK deri në kryerjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit sipas rregullores.

- Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda por janë të emëruar pranë një prokurorie tjetër.

Recommended