Ngrihet SPAK, KLP miraton 8 prokurorët e parë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar me 11 vota pro projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve të SPAK.Kreu i KLP, Gent Ibrahimi në fillim të mbledhjes është shprehur se vendimi i emërimit do hyjë në fuqi më 19 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë do zvhillohet ceremonia e betimit të prokurorëve tek Presidenti.Ndërkohë këtë të hënë është hapur edhe pozicioni i drejtuesit të SPAK, për një afat 15 ditor.Komisioni i Posaçëm nisi sot një kërkesë për shprehje të interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.Tetë prokurorët që u votuan janë;1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Recommended