Ngrihet institucioni i parë i reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 muaj pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese, ngrihet i pari institucion i parashikuar nga reforma ne drejtësi; Këshilli i Emërimeve. 9 anëtaret e këtij institucioni u zgjodhën me short nga kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe sipas ligjit themeltar te shtetit, ne përbërje te tij janë dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga administrativja. Ajo qe ra ne sy ishte se per anëtaret e organit te akuzës nuk u hodh short, pasi numri i kandidateve ishte i barabarte me numrin e vendeve ne këshillin e emërimeve ne drejtësi. Fillimi i zbatimit te reformës nuk rezultoi pa probleme pasi deputetja socialiste Vasilika Hysi vuri ne dukje se procedurat e ndjekura nga institucionet kane qene te parregullta. Këshilli i Emërimeve ne drejtësi i shtrin kompetencat e tij ne dy institucione, ne Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Larte te Drejtësisë. Ai bën vlerësimin dhe renditjen e kandidateve per këto institucione dhe shërben si mekanizëm zhbllokimi, pasi ne rastet kur nuk arrihet shumica e kërkuar per miratimin e anëtareve te Gjykatës Kushtetuese apo Inspektoratit te Larte te Drejtësisë, atëherë kandidati i pare qe renditet nga Këshilli i Emërimeve ne drejtësi quhet automatikisht i emëruar. Parashikimet ligjore per Këshillin e Emërimeve ne drejtësi ndodhen ne ligjin per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë, te cilin PD e ka çuar ne Gjykatën Kushtetuese.