Report TV - Shtyhet ngritja e komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”

  • 6 years ago
Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe problemin e drogës në vend. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho, dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, deklaruan se mazhoranca po zvarrit çështjen, në mënyrë që të zhduk provat dhe të largojë dëshmitarët.
?Çështja po zvarritet në mënyrë që të mund të eliminohen provat, të hiqen dëshmitarët, si me rastin e ekstradimit në Itali apo lirimin e Orest Sotës. Objekti i hetimit është i gjerë, ka objekt për dy-tre komisione hetimore. Kërkuan kohë për të parë më mirë kërkesën tonë dhe për të ardhur me një gjykim përfundimtar. Veprimet e ministrave, të policisë e prokurorisë, bazuar në indiciet që kemi këto institucione do hetohen nëse kanë kryer veprime apo jo.

Nëse do jetë e nevojshme do të thirret dhe Tahiri, apo përfshirë dhe kryeministrin. Nuk ka mbivendosje me Kuvendin, janë justifikime shabllon. Ne duam hetim administrativ mbi veprimin ose jo të legjislativit. Nuk hyjmë në çështje për të cilat Kushtetuta nuk na jep të drejtë?, tha Spaho.

Recommended